ISO 9001:2015 Certifikuar · Transport Falas në Kosovë
Kryefaqja Historiku Produkte Shërbime Kërko Ofertë → 044-177-011
EN|SQ
Çfarë ofrojmë

Shërbime & Mirëmbajtje

Shitje, montim, trajnime dhe mirëmbajtje — transport falas brenda tërë Kosovës.

Shërbimet tona

Çfarë përfshin shërbimi ynë

Kompania jonë ofron gamën e plotë të shërbimeve kundër zjarrit, të licencuara nga MNZ dhe AKZ.

Shitjen dhe montimin e pajisjeve kundër zjarrit
Shitjen dhe montimin e hidrantëve të llojeve të ndryshme
Kontrollimin dhe matjen e presionit të ujit në rrjetin e hidrantëve
Verifikimin e matjeve të enëve me presion sipas kërkesave të AKZ-së
Verifikimin e rezistencës së tokëzimit mbrojtës dhe rrufepritësve sipas standardeve MNZ
Trajnime profesionale për përdorimin e pajisjeve për shuarjen e zjarreve fillestare

Për të gjitha shërbimet që ofrojmë, garantojmë cilësi dhe siguri në përputhje me standardet evropiane. Kompania jonë posedon të gjitha licencat dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga ministritë përkatëse.

Montim & Instalim

Instalim Profesional

L&G SHPK kryen instalim profesional të të gjitha llojeve të pajisjeve kundër zjarrit — nga aparatet e vogla 1kg deri te sistemet komplekse të hidrantëve. Çdo montim kryhet nga teknikë të certifikuar sipas standardeve MNZ.

Pas instalimit, lëshojmë dokumentacionin e plotë teknik të nevojshëm për autoritetet kompetente — AKZ dhe MNZ. Garantojmë cilësi dhe siguri në çdo instalim.

Kërko Montim →
Pse instalimi profesional?

Instalimi i gabuar mund të rezultojë me gjoba administrative nga AKZ dhe MNZ, si dhe me sigurim të pavlefshëm në rast zjarri. L&G SHPK garanton instalime me dokumentacion të plotë dhe aprovim nga autoritetet.

25+
Vite Eksperiencë
500+
Instalime të Kryera
ISO
9001:2015
Trajnime

Trajnime Profesionale

Kompania jonë ofron trajnime të specializuara për përdorimin e aparateve kundër zjarreve, të cilat zhvillohen sipas planprogramit tonë konform autorizimeve ligjore.

Trajnimi është i fokusuar në përdorimin e sigurtë dhe efikas të aparatit, duke i mundësuar pjesëmarrësve të rrisin cilësinë e punës dhe sigurisë. Një ekip i trajnuar është një biznes i mbrojtur.

Kërko Trajnim →
Trajnim profesional L&G SHPK
Inspektime

Inspektime & Verifikime

Sipas Ligjit Nr. 08/L-261 për Mbrojtje nga Zjarri, Neni 16 — aparatet bartëse dhe lëvizëse për shuarjen e zjarreve duhet të kontrollohen çdo gjashtë (6) muaj.

L&G SHPK kryen inspektime të plota dhe lëshon raport të shkruar për çdo kontroll. Rapotet tona pranohen nga autoritetet kompetente — AKZ dhe MNZ.

Kontrollim dhe matje e presionit të ujit në rrjetin e hidrantëve
Verifikim i matjeve të enëve me presion sipas kërkesave të AKZ-së
Verifikim i rezistencës së tokëzimit mbrojtës dhe rrufepritësve — standardet MNZ
Lëshim i raportit të shkruar dhe dokumentacionit zyrtar pas çdo inspektimi
Ligji Nr. 08/L-261
Neni 16 — Dëshmia për gjendjen e rregullt

"Aparatet bartëse dhe lëvizëse për shuarjen e zjarreve duhet të kontrollohen çdo gjashtë (6) muaj."

Mos rrezikoni gjoba administrative. L&G SHPK ju kontakton automatikisht çdo 6 muaj për inspektimin e radhës.
Rezervo Inspektim →
Transport

Transport & Shpërndarje Falas

Të gjitha porositë tona dërgohen falas brenda tërë territorit të Kosovës — nga Prizreni te Mitrovica, nga Peja te Gjilani.

Pavarësisht sasisë — një aparat apo njëqind — transporti është gjithmonë pa kosto shtesë. Produktet dorëzohen të kontrolluara dhe të gatshme për montim.

100%
Transport Falas
KS
Tërë Kosova
25+
Vite Eksperiencë
Eksperienca Jonë

Klientët kryesorë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK)
Policia e Kosovës
Ministria e Mirëqenies Sociale
Qendrat Studentore
Spitalet Publike të Kosovës
Shkolla & Biblioteka
Na shkruani në WhatsApp